Vela: Kuvendi mund të miratojë projektbuxhetin e vitit 2020

Aktuale

Vela: Kuvendi mund të miratojë projektbuxhetin e vitit 2020

Nga: G.B Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:54
Blerim Vela

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka thënë se formimi i komisioneve parlamentare është rezultat i procesit politik të negociatave mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe nuk lidhet me ndonjë proces jashtë Kuvendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është përgjegjësi e Kryesisë së re të Kuvendit që të fillojë procesin e krijimit të komisioneve parlamentare dhe funksionalizimin e tyre, përcjell Bota sot.

Sipas tij, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, përbërja e re e Kuvendit mund të fillojë të miratojë ligje, duke përfshirë edhe atë për projektbuxhetin e vitit 2020.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kuvendi i Kosoves, komisionet parlamentare dhe projektbuxheti 2020

Formimi i komisioneve parlamentar eshte rezultat i procesit politik te negociatave mes grupeve parlamentare ne Kuvendin e Kosoves. Ekziston praktika e mire detajuar parlamentare qe bazohet ne formulen e perfaqesimit proporcional, e cila percakton numrin e kryetareve dhe anetareve te komisioneve parlamentare per secilin grup parlamentar ne varesi te madhesise se tij. Se kendejmi, formimi i komisioneve parlamentare ligjerisht nuk eshte i lidhur me ndonje proces jashte Kuvendit.

Po ashtu, numri, emertimi dhe anetaresia e komisioneve parlamentare percaktohet nga seanca plenare ne baze te propozimit te Kryesise se Kuvendit pas marreveshjes mes grupet parlamentare. Ky proces nuk eshte i lidhur me emertimet e Ministrive, pasi qe ne esence Rregullorja e Punes se Kuvendit permbane listen e komisioneve parlamentare ashtu sic jane percaktuar ne 2010. Ndersa, me vendim te seances se Kuvendit te perberjes se re mund te ndryshohet numri, emertimi dhe fusheveprimi i tyre.

Eshte pergjegjesise e Kryesise se re te Kuvendit te filloj procesin e krijimit te komisioneve parlamentare dhe funksionalizimin e tyre. Ky proces ligjerisht nuk eshte i lidhur me formimin e qeverise se re apo emertimin e ministrive te reja. Politikisht, grupet parlamentare mund ta bejne nje gjykim te tille qe kushtezon krijimin e komisoneve parlamentare me qeverine e re, por perseri eshte pergjegjesi e seances plenare te marre vendim te tille. Megjithate, per momentin asgje nuk e ndalon Kuvendin qe te bej formimin e tyre. Se kendejmi dhe duke u bazuar ne Kushtetuten e Kosoves, perberja e re e Kuvendit mund te filloj te miratoj ligje, duke perfshi edhe ate per projektbuxhetin e vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat