Zyrtari i LDK-së ia kujton Kurtit se po i ikin minutat: Tik-tak

Aktuale

Zyrtari i LDK-së ia kujton Kurtit se po i ikin minutat: Tik-tak

Nga: V.R Më: 20 janar 2020 Në ora: 19:16
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nga sot është në presion të kohës.

Kurti sot mori dekretimin nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi për formimin e qeverisë,.

Lideri i LVV-së ka 15 ditë kohë që ta bind LDK-në për formimin e koalicionit qeverisës.

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook ia ka kujtuar Kurtit se po i ecën koha.

Gecaj ka postuar një fotografi ku shkruhej ‘Tik-Tak’ që simbolizon ecjen e orës.

4 shkurti është data kur Kuvendit do të votoj për qeverinë e re.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat