Paralajmërohet Isa Mustafa, strategjia e Albin Kurtit për shkatërrimin e LDK-së po vazhdon – ja veprimet që duhet merren menjëherë

Aktuale

Paralajmërohet Isa Mustafa, strategjia e Albin Kurtit për shkatërrimin e LDK-së po vazhdon – ja veprimet që duhet merren menjëherë

Nga: N.H Më: 20 janar 2020 Në ora: 19:47
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, ka thënë se strategjia e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje për shkatërrimin e LDK-së së Isa Mustafës po vazhdon, përcjell “Bota sot”.

Këto komente Tahiraj i bëri pasi video-mesazhit të sotëm që dha Kurti, rreth mandatarit të qeverisë.

Ai konsideron se paraqitja e sotme e Kurtit, ishte ‘goditja’ e radhës që Albin Kurti e drejtoi kah LDK-ja.

Ja shkrimi i tij:

Image
Saim Tahiraj

Strategjia e Albinit për shkatërrimin e LDK-së po vazhdon. Ajo me këto sjellje prej një Leninisti të përbetuar po tregon se do i mbetet besnik marrëveshjes fillestare me Qosen,Hashimin dhe Kadrin(LPK).Qëllimi kryesorë i themelimit të VV-së ishte ky!

Marrëveshja ishte, bashkërendimi i veprimeve që të shkatrrohet LDK-ja përfundimisht, duke përdorur të gjitha veprimet,format dhe mjetet për të arritur këtë qëllim.Ky videoingjizim është goditja e radhës që Albini e drejton kah LDK-ja.

LDK-ës duhet të jetë më e vendosur se kurrë që këtij shkatrruesi të ja japë përgjigjëjen e merituar.Kërcnimeve,shantazheve dhe manipulimeve të këtij shkatrruesi duhet përgjigjur me vendosmeri dhe përfundimisht,sepse ky nukë din të ndalur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat