Atë që se bënë mandatari për Kryeministër, e bënë Kryeministri në detyrë

Aktuale

Atë që se bënë mandatari për Kryeministër, e bënë Kryeministri në detyrë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ditën e nesërme do të bëjë homazhe tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova në 14 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit në një njoftim për media.

Por megjithëse Kryeministri në largim po nderon figurën e presidentit historik Ibrahim Rugova të njëjtën gjë nuk po e bën mandatari për Kryeministër Albin Kurti.

Megjithëse VV-ja tash e sa kohë është në bisedime me LDK-në për arritjen e koalicionit bashkëqeverisës, Albin Kurti ende vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim në lidhje me vizitimin e varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat