Kush ishte iniciatori i ndarjes së Kosovës sipas Ramush Haradinaj? 

Aktuale

Kush ishte iniciatori i ndarjes së Kosovës sipas Ramush Haradinaj? 

Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në intervistën ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se që në momentin kur Rama shpeshtojë takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës.

“Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, është shprehur ai.

Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar sesi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vet ai si kryeministër por edhe nga vendet e fuqishme të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat