Koci: Të hiqet taksa ndaj Serbisë, jemi fqinj dhe nuk mund t’i ikim njëri tjetrit

Aktuale

Koci: Të hiqet taksa ndaj Serbisë, jemi fqinj dhe nuk mund t’i ikim njëri tjetrit

Nga: V.R Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:50
Arianit Koci

Avokati i njohur, Arianit Koci, nëpërmjet një deklarate publike, ka komentuar ngjarjet e fundit, respektivisht hapjen e linkës ajrore Prishtinë – Beograd.

Sipas tij, kjo është argument që të gjitha marrëveshjet me Serbinë, arrihen vetëm me ndërmjetësim dhe presion ndërkombëtarë.

Koci, u shpreh se duhet të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë.

Postimi plotë:

Hapet linja ajrore Prishtinë - Beograd, e në anën tjetër mbetet taksa.

Kjo është argument që të gjitha marrëveshjet me Serbinë, arrhen vetëm me ndërmjetsim dhe presion të ndërkombëtarëve.

Natyrisht, jam që të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë.

Po humb Kosova, po humb Serbia.

Po humbin qytetarët e dy shtetëve - më së shumti.

Vazhdimisht po i kthehemi të kaluarës.

Por, këto marrëveshje parciale, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare - deri tani nuk kanë rezultuar me sukses.

Po eksperimentohet me neve!

Në fakt, që dhjetë vite, Kosova po del humbëse me çdo marrëveshje parciale që e ka bërë me Serbinë.

Plus, të vetmit në Ballkan, nuk kemi liberalizim të vizave - edhe pse vazhdimisht bëjmë lëshime, dhe i kemi plotësuar të gjitha kushtet.

Natyrisht, fajin kryesor e ka klasa jonë politike - e paaftë dhe e padijshme.

Sidoqoftë, na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ku dy shtetet e pranojnë njëra tjetëren, dhe ku kushdo që ka kryer krime lufte - dënohet.

Vetëm ashtu mund të pajtohemi dhe të ecim përpara.

E pajtimi, natyrisht se na duhet dy palëve.

Jemi fqinj, dhe nuk mund t’i ikim njëri tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat