Nëse arrihet marrëveshja, Vjosa Osmani do të ketë postin e …

Aktuale

Nëse arrihet marrëveshja, Vjosa Osmani do të ketë postin e …

Nga: V.R Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:50
Vjosa Osmani

Takimet e deridjeshme të zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së, nuk sollën ndonjë rezulltat konkret por megjithatë, siç thonë disa zyrtar, ka vend për shpresë.

Veprimtari i Çështjes Kombëtarë, Uk Lushi, nëpërmjet një deklarate publike ka thënë se Isa Mustafa duhet të vendosë Kosovën mbi çdo interes tjetër dhe të pranojë bërjen e qeverisë me VV-në.

Sipas Lushit, Vjosa Osmanit, do të duhej t’i ofrohet posti i Ministres së Brendshme të Drejtësisë.

Postimi plotë:

Isa Mustafa duhet të vendosë Kosovën mbi çdo interes tjetër dhe të pranojë bërjen e qeverisë me VV-në.

Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga LDK që humbi zgjedhjet mund t'i ofrohet pozicioni i Ministres së Brendshme ose të Drejtësisë, pavarësisht që VV ka nominuar Albulena Haxhiun për udhëheqëse të Drejtësisë. Zonja Osmani ka dijeni solide juridike dhe për drejtësinë dhe mund të dëshmojë veten si e pakompromis në luftimin kundër korrupsionit, padrejtësive dhe në reformimin e sektorit të drejtësisë.

Kryetari i LDK-së e ka rastin ideal të kontribojë për Kosovën para se të pensionohet. LDK do të fitojë duke mos humbur kohë dhe me LDK-në do të fitojnë Kosova dhe të gjithë ne.

Kryetar Mustafa, veproni sa më parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat