Vjen reagimi i ashpër i Rexhajt, ja me kënd e krahason Kurtin

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër i Rexhajt, ja me kënd e krahason Kurtin

Nga: V.R Më: 20 janar 2020 Në ora: 23:22
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një videoje i është drejtuar masës, për situatën në të cilën po kalon VV-ja dhe LDK-ja.

Kurti, për këtë video, ka marrë shumë pëlqime, por sigurisht shumë edhe kritika përfshi edhe kritikat e ashpëra, duke shkuar edhe në krahasime të paimagjinueshme.

Fjala vjen, publicisti Sali Rexhaj, nëpërmjet një deklarate, u shpreh se lideri i Vetëvendosjes, në paraqitjen e sotme, ngjanë me liderin famkeq të Serbisë, Sllobodan Millosheviqin.

Postimi plotë i Rexhaj:

Fjalimi i sotem i liderucit te Vv, 100% ne stilin e Sllobodan Millosheviqit. Edhe per nga ngjyra e zerit.

Do ti arrijme qellimet ne menyre instutucionale apo jounstitucinale, kercnohej here nga Ushqe e Beogradit, tjetren heren ne Gazimestan.

Edhe Kurti po na ketcnon me video, her nga Vlladimiri e tjetren here nga Osllo. Sa nga banjo, sa nga dhoma e gjumit.

Dallimi i vetem eshte se Slloba e kishte ushtrine e katert ne Evrope, kurse Kurti i ka dy tre thas me gas, mollotov e zolla. Per te cilat askuj si han palla.

Me 25% vota nuk kapet 100% Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat