Adriatik Kelmendi: Fakte nga marrëveshja “Lufthansa” për fluturimet Prishtinë – Beograd

Aktuale

Adriatik Kelmendi: Fakte nga marrëveshja “Lufthansa” për fluturimet Prishtinë – Beograd

Më: 20 janar 2020 Në ora: 23:36
Adriatik Kelmendi

Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar pas marrëveshjes pë fluturimet direkte Prishtinë- Beograd.

Ai ka shkruar se bisedimet ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksander Vuçiq janë duke vazhduar.

Reagimi i plotë:

Fakte nga marrëveshja “Lufthansa” për fluturimet Prishtinë – Beograd:

– Edhe pse nuk është hequr taksa 100%, Beogradi i ka vazhduar bisedimet me Prishtinën dhe është arritur një marrëveshje.

– Edhe pse Kosova ka vetëm qeveri në detyrë dhe fitues zgjedhjesh që po e vonojnë formimin e qeverisë së re, Presidenti Thaçi dhe homologu i tij serb, Vuçiq, e kanë vazhduar dialogun pa transparencë për publikun. Ambasadori amerikan Grenell i ka falëmnderuar publikisht Thaçin dhe Vuçiqin për marrëveshjen.

– SHBA-ja dhe Gjermania tashmë e kanë zëvendësuar BE-në në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi. Marrëveshja e parë post-BE është nënshkruar në Berlin, me përfshirjen e një prej kompanive më të rëndësishme gjermane, Lufthansa, në ambientet e Ambasadës amerikane.

– Pretendentët e udhëheqjes me Kosovën në 4 vjetët e ardhshëm, Kurti e Mustafa, ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje, që mund të shënojë edhe ndërrim paradigme në ndërmjetësimin ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat