Haradinaj: S’është lezet për mua si kryeministër në dorëheqje me ardhë në qeveri

Aktuale

Haradinaj: S’është lezet për mua si kryeministër në dorëheqje me ardhë në qeveri

Më: 21 janar 2020 Në ora: 00:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili që nga koha kur u ftua nga Gjyakata Speciale, po rri si kryetar qeveri në dorëheqje, thotë se nuk e ka të lehtë të qëndroj në këtë pozitë.

Ai thotë se fajtor për këtë s’është ai, por mosformimi i qeverisë nga VV dhe LDK.

“S’është lezet për mu si kryeministër në dorëheqje me ardhë në qeveri. Ja kam kthy vendimin sovranit, s’është mirë për qytetarin, për zhvillimin ekonomik, për temat tjera të rëndësishme”, ka deklaruar ai sonte.

Haradinaj ndërkaq ka thënë se nëse formohet qeveria “Kurti”, ajo do të jetë një zhgënjim për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat