Gani Geci kujton Rugovën: E zezë ishte dita kur shkove për mos të vdekur kurrë, disa që të shajtën sot të vizitojnë, e disa edhe të citojnë!

Aktuale

Gani Geci kujton Rugovën: E zezë ishte dita kur shkove për mos të vdekur kurrë, disa që të shajtën sot të vizitojnë, e disa edhe të citojnë!

Nga: N.Sh. Më: 21 janar 2020 Në ora: 08:56
Ibrahim Rugova dhe Gani Geci

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci e ka përkujtuar presientin historik Dr. Ibrahim Rugovën.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se, e zezë ishte dita kur Rugova shkoj për të mos vdekur kurrë.

Ai shton se, pas vdekjes së Rugovës të gjithë iu vërsulen LDK-së që të shkatërrojnë trashigëmin që e le.

E sot, sipas tij, po i shkojnë të varri ata që e shajtën, e urrenin, por edhe ata që nuk shkojnë po ia citojnë fjalët e tij.

Postimi i plotë:

Shkuan 14 vite pa ty President Ibrahim Rugova,

E zezë dhe e ftoftë ishte ajo ditë qe ti na le dhe shkove për të mos vdekur kurrë.

Sa ishe ti e gjithë bota e donte Kosovën, a thua pse?

Pas vdekjes tënde të gjithë iu versulen ti gllabërojnë e ta shkatrrojn trashigimin që ti na e le, Lidhjen Demokrtike të Kosovës.

Te gjithë po të vin te varri edhe ata qe të shahnin edhe ata që të urrenin.

Ka disa që i nuk e vizitojnë varrin tënd, por fjalët tua i citojnë.

Pamvarsia e Kosovës është Kompromisë.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat