NSC: Dita e marrëveshjes për fluturimet, historike

Aktuale

NSC: Dita e marrëveshjes për fluturimet, historike

Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Këshilli Kombëtar për Siguri i SHBA-së (NSC) është institucioni i radhës i rëndësishëm që reagoi pas marrëveshjes për fluturimet direkte Prishtinë-Beograd.

Ditën e marrëveshjes ky Këshill e ka quajtur historike ndërsa shtoi se po tejkalohen problemet e vjetra për të ndërtuar raporte fqinjësore normale.

“Ditë historike. Po tejkalojmë të kaluarën duke ndërtuar raporte normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e Këshillit Kombëtar për Siguri në Twitter.

Ndërsa orë më parë reagoi edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, NATO, dhe shumë liderë dhe mekanizma të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat