Para takimit me kryesinë ku diskutohet për koalicionin, Ambasadori britanik i shkon në zyrë Isa Mustafës

Aktuale

Para takimit me kryesinë ku diskutohet për koalicionin, Ambasadori britanik i shkon në zyrë Isa Mustafës

Më: 21 janar 2020 Në ora: 11:42
Para takimit me kryesinë ku diskutohet për koalicionin, Ambasadori britanik i shkon në zyrë Isa Mustafës

Në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovë po qëndron në këto momente Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott.

Në ditën kur LDK po kujton ish-prijësin e saj, Ibrahim Rugovën, partia e Isa Mustafës vazhdon të ketë konsultime nga diplomatët e huaj rreth formimim të mundshëm të Qeverisë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Takimi ka filluar afro që një orë dhe nuk dihet ende se çfarë po bisedohet.

Pikërisht për këtë arsye, lideri i partisë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani nuk kanë marrë pjesë ende në homazhet te varri i ish-presidentit Rugova.

Kjo vizitë e Abbot vjen në ditën kur LDK-ja do të diskutojë në kryesi për koalicionin me LV-në.

Sot nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se nuk lëvizin nga qëndrimet e se janë duke pritur nga LV-ja përgjigjje.

“Ne kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që LV-ja të deklarohet përndryshe diçka tjetër nuk kemi. Është çështje e kryesisë sot nuk e di çka do të vendosë kryesia. Oferta jonë është ajo çka është dhënë, është parimore, sigurisht që edhe kryesia e LDK-së do të qëndrojë aty”, tha sot nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat