Mustafa: Presidenti Rugova ka qenë artikuluesi më i mirë për liri dhe pavarësi të Kosovës

Aktuale

Mustafa: Presidenti Rugova ka qenë artikuluesi më i mirë për liri dhe pavarësi të Kosovës

Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:01
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në 14-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ai ka qenë përfaqësuesi dhe artikuluesi më i mirë për liri dhe pavarësinë e Kosovës.

Në akademinë përkujtimore që LDK mbajti sot për të nderuar veprën e Rugovës, Mustafa theksoi rëndësinë e tij në shtet-formimin e Kosovës.

Mustafa: Rugova u bë zëri i popullit

“Humanist  i rrallë, dijetar i mbrehtë mbi të gjitha njeri i urtë, por shumë  konsistent në pikëpamjet dhe qëndrimet e tij, Rugova u bë zëri i plotë i popullit  të tij kudo në botë.  U bë përfaqësuesi dhe artikuluesi më i mirë dhe më i besueshëm i synimeve të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci”, tha ai.

I pari i LDK-së, duke folur për presidentin Rugova, tha se ai do të kujtohet gjithmonë si një politikan i urtë dhe këmbëngulës.

Mustafa: Rugova do të kujtohet përgjithmonë si politikan i urtë

“Rugova do të kujtohet përgjithmonë si politikan i urtë, por këmbëngulës që synonte të edukonte me konceptet, mendimet e  humanizmin, skenën e ashpër politike në Kosovë. Rugova thërriste për mirëkuptim për solidaritet të brendshëm, thërriste për dominim të arsyes. Kjo thirrje është aktuale edhe sot aq sa ishte edhe aktuale edhe periudhën në të cilën jetoi Ibrahim Rugova”, u shpreh Mustafa.

Mustafa mes tjerash theksoi se ish-presidenti Rugova më mirë se kushdo tjetër e ka dëshmuar se Kosova i takon Evropës, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe në pikëpamje kulturore.

Mustafa: Rugova më mirë se kushdo tjetër e provoi se Kosova i takon Evropës

“Rugova më mirë se kushdo tjetër e provoi se Kosova i takon Evropës,  jo vetëm gjeografikisht e historikisht, por edhe politikisht dhe në pikëpamje kulturore. Mbi  këtë koncept, ai i krijoji Kosovës shumë miq, të cilët pastaj patën ndikim shumë në ndërtimin e aspiratës të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi’, tha Mustafa.

Pas një sëmundje të rëndë më 21 janar të vitit 2006, ish-presidenti dhe njëherësh kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë. Çdo përvjetor, përfshirë edhe të sotmin qytetarë dhe anëtarë të LDK-së bëjnë homazhe te varri i tij.

***

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka preferuar të flasë mbi qëndrimin e LDK-së pas mandatimit të Albin Kurtiti për kryeministër dhe rrjedhën e afatit 15 ditësh Kushtetues për formimin e Qeverisë.

I pari i LDK-së tha së të gjitha këto do t’i diskutojnë në mbledhjen e kryesisë të ditës sotme.

Mustafa: LDK sot diskuton rreth qëndrimit për formim të qeverisë

“Në orën 14:00 e kemi kryesinë për të diskutuar për këtë çështje dhe atje e japim deklaratën”, tha Mustafa pas përfundimit të akademisë përkujtimore për nder të 14-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar dje si mandatar për kryeministër Albin Kurtin, partia e të cilit ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin 14-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Me këtë rast kryetari i LDK-së, Isa Mustafa shprehu fjalët më të mira për ish- presidentin Rugova, duke thënë se ai ishte artikuluesi më i mirë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

I pari i LDK-së, para anëtarësisë dhe qytetarëve që kishin ardhur për të nderuar ish-presidentin Rugova, nuk u deklarua rreth formimit të koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, por përmendi gjithë angazhimin e ish-presidentit Rugova për LDK-në dhe Kosovën.

Ndryshe, gjatë ditës, Kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, si dhe kanë vizituar familjen Rugova.

***

Drejtpërdrejt nga akademia për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat