“Dreqi ju marrtë”, ja kush i thotë kështu VV-së e LDK-së

Aktuale

“Dreqi ju marrtë”, ja kush i thotë kështu VV-së e LDK-së

Nga: A.J Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:31
VV dhe LDK

Faton Abdullahu njohësi i çështjeve politike në vend në një postim të tij në facebook ka hedh kritika të ashpra ndaj Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mos arritjen e marrëveshjes dhe bërjen e qeverisë.

Ai ka thënë se kanë harruar LV dhe LDK se amerikanët na kanë thënë duhet të ngutemi me zgjedhjet që të hyjmë në dialog me Serbinë pa u vonuar. Amerikanët e dinë pse duhet të ngutemi, pse është në të mirën tonë dhe të tyre që të ngutemi.

Abdullahu ka thënë “Dreqi ju marrtë” duke nënkuptuar ketë për VV e LDK-në.

 

Postimi i plotë:

 

Nuk po nguten amerikanët me vijën ajrore Prishtinë -Beograd, por ne po vonohemi për ta bërë qeverinë për negociata

Cilat janë të mirat e hapjes së paralajmëruar të vijës ajrore Prishtinë – Beograd ? A ka dhe cilat janë efektet negative të kësaj marrëveshje që duhet të bëhet ? A ishte krejt kjo marrëveshje deri më tani transparente? S’kemi përgjigje. Krejt kjo na ra zgabim, gon, paprit. E në ndërkohë LV dhe LDK e kanë marrë ngeshëm. Nuk po ju ngutet qe gati katër muaj. Po zihen për një ministri, për krye parlamentarin, po bëjnë blof, për të përfituar sa më shumë, Po sulmojnë e fajsojnë njëri tjetrin shumë për të përfituar nga shteti edhe ma shumë.

Kanë harruar LV dhe LDK se amerikanët na kanë thënë duhet të ngutemi me zgjedhjet që të hyjmë në dialog me Serbinë pa u vonuar. Amerikanët e dinë pse duhet të ngutemi, pse është në të mirën tonë dhe të tyre që të ngutemi. Ata na kanë treguar, na kanë dal ‘hakshit’ ‘fer enough’. Tani edhe po vonohemi për dialogun edhe po ankohemi, açfarë paskan bërë kështu amerikanët me vijën ajrore. Ju kujtohet, Albin Kurti menjëherë pas fitores në takimin e parë me Ambasadorin Kosnet i tha atij ‘nuk e kemi prioritet dialogun me Serbinë, nuk e kemi me nxitim këtë çështje për më shumë shtoj ‘do t’i rishqyrtojmë ato që janë nënshkruar deri më tani’.

Kjo vonesë nga LV - LDK është tragji-komike. Edhe sa zhvillime të tjera janë duke ndodhur e do të ndodhin përbrenda periudhës deri sa LV dhe LDK bëjnë pazar se kush sa do të fitoj për 8 vitet e ardhshme. Dreqi ju marrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat