Zafir Berisha niset për Hagë

Aktuale

Zafir Berisha niset për Hagë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:43
Zafir Berisha

Zafir Berisha ish-komandant i UÇK-së ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë por që i njëjti nuk ka mundur të udhëtojë në mungesë të vizës.

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate e kishte bërë publike ftesën nga Gjykata Speciale më 11 dhjetor të vitit 2019.

Ai sot ka arritur në Hagë për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara por nuk ka treguar se në çfarë cilësie.

“Po sot kam ardhur në Hagë, ftesa më është bërë si ushtar i UÇK-së pse kam qenë në luftë kundër regjimit të Serbisë”, ka thënë Berisha.

Berisha kishte thënë se ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë të jetë e fundit që mundohet për ta njollosur luftën e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat