Kjo është dita vendimtare për Albin Kurtin

Aktuale

Kjo është dita vendimtare për Albin Kurtin

Nga: A.J Më: 21 janar 2020 Në ora: 13:09
Albin Kurti

Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje i mandatuar për ta formuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, që nga dje ka 15 ditë kohë për të lidhur koalicion me LDK-në apo subjektet politike në mënyrë që t’i sigurojë votat e mjaftueshme, për ta bërë qeverinë.

Data 4 shkurt është e fundit për Kurtin që ai të paraqes qeverinë për votim në Kuvend.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tash e një javë kanë ngrirë raportet dhe nuk kanë zhvilluar asnjë takim të vetëm dhe se komunikimin e kanë bërë vetëm përmes postes dhe video mesazheve e debateve politike që her njëra parti e her tjera i dërgojnë tjetrës.

Akuzat e kundër akuzat e ashpra që po bëjnë zyrtarët e këtyre partive ndaj njëri tjetrit, lënë të kuptohet se marrëveshja VV-LDK është shumë larg,por sot gjerat si duket kanë ndryshuar dhe se Isa Mustafa ka pranuar se ka presion nga ndërkombëtarët, saktësisht ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar që sa më shpejtë Kosova t’i krijojë qeverinë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat