Mblidhet kryesia e LDK’së për të folur për koalicionin me VV’në

Aktuale

Mblidhet kryesia e LDK’së për të folur për koalicionin me VV’në

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:17
Kryesia e LDK-se

Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhja e kryesisë së partisë.

Temë kryesore do të jetë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa, këtë e ka konfirmuar sot gjatë ditës edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.

“Ne e kemi mbledhjen e Kryesisë sot. Do të bisedojmë lidhur me këtë çështje. Do të mundohemi që të gjejmë rrugë për me ba marrëveshje”, ka pohuar sot Mustafa.

Sot gjatë ditës për të kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve, në LDK kanë qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe ai britanik Nicholas Abott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat