Hashim Thaçi dikur e paralajmëronte me dënim të rëndë Ibrahim Rugovën, sot i kujton vlerat e tij

Aktuale

Hashim Thaçi dikur e paralajmëronte me dënim të rëndë Ibrahim Rugovën, sot i kujton vlerat e tij

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:31
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur kishte kërkuar dënim të rëndë për Ibrahim Rugovën, ndërsa sot ai ka kujtuar vlerat e Rugovës që sipas tij, janë trashëguar nga Kosova.

Thaçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se politika e tij paqësore dhe miqësia me SHBA-në janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova.

“Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Por kishte qenë vite më parë kur Thaçi kishte paralajmëruar Rugovën për dënim të rëndë. Ky paralajmërim ishte bërë për shkak të takimit të Rugovës me Sllobodan Millosheviqin.

“Shkuarja e Rugovës në Beograd dhe shtrirja e dorës ndaj kriminelit të popullit shqiptar dhe gjithë Ballkanit nuk është gjë tjetër veçse atak i drejtpërdrejtë në luftë e drejtë çlirimtare të popullit shqiptar. Është atak ndaj SHBA-ve, NATO-s, bashkësisë ndërkombëtare dhe grupit të kontaktit. Veprimet e tilla antikombëtare të Rugovës do të dënohen rëndë”, kishte deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat