“14 vite mungese fizike, që kur u varfëruam të gjithë”

Aktuale

“14 vite mungese fizike, që kur u varfëruam të gjithë”

Nga: N.Sh. Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:45
Vëllezërit Geci dhe Ibrahim Rugova

Sot u bën 14 vjet që presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë.

Gjatë kësaj dite, shumica e intelektualëve shqiptarë e kanë kujtuar Rugovën.

Edhe shtatë vëllezërit Geci e kanë përkujtuar presidentin historik.

Nehat Geci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rugova ka datë të lindjes por jo edhe të vdekjës.

“Nga ditët e rinisë sime, në cilësinë e Kryetarit të Forumit Rinor-Skenderaj, kam pasur nderin të shijoj fuqinë e pafund shpirtrore dhe intelektuale të prijësit tonë legjendar dhe të papërsëritshëm-Dr.Prof. Ibrahim Rugova”, shkruan Geci, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, Rugova ishte prijës i cili ndjente në shpirtë dhembjen e popullit dhe tokës së vet.

“Presidenti ynë Rugova, sillej me njeriun dhe token e vet, sikur i shenjti, sikur hyjni. Udhëhoqi drejt shtigjeve të progresit, drejt hapjes ndaj botës së emancipuar, duke shkëlqyer me një elegancë, dhe dije prej eruditi, njihte shkëlqyeshëm parametrat kualifikues shoqërorë Euro-Atlantik. Priu me dinjitet dhe pa ushtarë, pa policë, pa "gorilla" pa njerëz të forcës, ishte modest dhe popullor. Në këtë ditë balancesh, prap ngadhnjen dashuria dhe simpatia ndaj njeriut tonë, më të madhit të të gjitha kohërave historike, i cili plasoi kombin tonë mu në zemrat e opinionit ndërkombëtar, duke e hequr nga izolimi carist dhe obskurantist (errësira) duke e lansuar drejt dritës”, shkruan tuje Geci në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Image

14 VITE MUNGESE FIZIKE, QË KUR U VARFËRUAM TË GJITHË

Vitet ecin dhe ikin...Nuk dihet nëse njeriu i vyer dhe i mirë vdes. Ai ka datë të lindjes, por jo edhe datë të vdekjes. Nga ditët e rinisë sime, në cilësinë e Kryetarit të Forumit Rinor-Skenderaj, kam pasur nderin të shijoj fuqinë e pafund shpirtrore dhe intelektuale të prijësit tonë legjendar dhe të papërsëritshëm-Dr.Prof. Ibrahim Rugova.

Ishte një prijës i cili ndjente në shpirt dhembjen dhe nevojat e popullit dhe tokës së vet, andaj ngjitja e tij në majat e admirimit nga ana e shumicës dërmuese të popullit të vet, ka vetëm një spjegim: DASHURI, SINQERITET DHE ATDHEDASHURI TË PASHOQE, dhe krejt të papërsëritshme.

Presidenti ynë Rugova, sillej me njeriun dhe token e vet, sikur i shenjti, sikur hyjni. Udhëhoqi drejt shtigjeve të progresit, drejt hapjes ndaj botës së emancipuar, duke shkëlqyer me një elegancë, dhe dije prej eruditi, njihte shkëlqyeshëm parametrat kualifikues shoqërorë Euro-Atlantik. Priu me dinjitet dhe pa ushtarë, pa policë, pa "gorilla" pa njerëz të forcës, ishte modest dhe popullor.

Në këtë ditë balancesh, prap ngadhnjen dashuria dhe simpatia ndaj njeriut tonë, më të madhit të të gjitha kohërave historike, i cili plasoi kombin tonë mu në zemrat e opinionit ndërkombëtar, duke e hequr nga izolimi carist dhe obskurantist (errësira) duke e lansuar drejt dritës.

Sa mirënjohës të mbetem, i MADHI im President Rugova!

Nuk pranoj vdekjen tënde. Ne të kemi edhe më tej pjesë jete, udhërrëfyes të përjetshëm, edhe në këto ditë të një pasigurie orientimi ideologjik. Njeriu yt, ndjenë edhe më tej të njejtën dashuri, edhe në këtë përvjetor.

Falemnderimi ynë i drejtohet personalitetît tënd të papërsëritshëm, për dritën që na solle, për dashurinë që mbolle mes neshë, për urtinë që na e shpalose, për lirinë që na e solle me miqt të cilët, vetëm dija yte prej iluministi, dijti t’i ofrojë kombit të vet !

Vdes, apo nuk vdes njeriu, kjo është pikëpyetje e vjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat