AAK-ja s’ka pranuar ofertë nga VV-ja për bashkëqeverisje, tregojnë a do ta votojnë Kurtin për Kryeministër

Aktuale

AAK-ja s’ka pranuar ofertë nga VV-ja për bashkëqeverisje, tregojnë a do ta votojnë Kurtin për Kryeministër

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:51
Rasim Selmanaj

Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës (AAK), deri më tani nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare nga partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje për të negociuar mbi një marrëveshje të mundshme për koalicion qeverisës.

Nga AAK-ja thonë se do të presin deri të kaloj afati kushtetuese prej dy javëve, se çfarë do të ndodhë me përpjekjet e dy subjekteve politike, LVV dhe LDK.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, është shprehur optimist se shumë shpejt do të bëhet koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“Partia e parë në këto zgjedhje ka dal Vetëvendosje. Këto dy parti, LVV-ja dhe LDK-ja kanë folur shumë gjatë për mundësinë e bashkëpunimit për një qeveri të përbashkët. E kanë mandatin. Edhe dy javë i ka kohë. Të shohim si do të zhvillohet për këtë kohë. Ne si Aleancë besojmë se së shpejti do të bëhen institucionet e Kosovës”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka thënë se deri më tani AKK-ja nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare nga LVV-ja për mundësinë e bashkëpunimit për tu marrë vesh për një koalicion qeverisëse, mirëpo sipas tij, nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë organet e partisë do të dalin me një vendim të përbashkët.

“Asnjë një përpjekje zyrtare nuk ka ndodhur që me pasë një mundësi bashkëpunimi për një koalicion mes AAK-së dhe LDK-së. Nëse do të marrim ftesë nga LVV-ja për një koalicion të mundshëm, ne si parti do të diskutojmë bashkë edhe do ta marrim një vendim”, u shpreh Selmanaj.

Në anën tjetër, nëse LVV-ja arrin të merret vesh me partinë e Isa Mustafës, LDK-në, për formimin e qeverisë, dhe në Kuvendin e Kosovës, do të votohet emri i Albin Kurtit për kryeministër, Selmanaj ka thënë se edhe kjo është një çështje që duhet të diskutohet brenda subjektit të tij politik.

“Nuk e kemi diskutuar brenda organeve të partisë. Mirëpo edhe për këtë vendim do të marrim një vendim të”, u shpreh në fund Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat