Mbledhja e Kryesisë – ky është lajmi i fundit që vjen nga LDK-ja

Aktuale

Mbledhja e Kryesisë – ky është lajmi i fundit që vjen nga LDK-ja

Nga: N.H Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:29
LDK

(E plotësuar) - Janë bërë dy orë prej që ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari Isa Mustafa me anëtarët e kryesisë po diskutojnë rreth mundësisë së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në takim është parë një atmosferë e mirë ndërsa pas mbledhjes pritet të mbahet edhe konferenca për media e kryetarit Mustafa.

Nuk dihet nëse anëtarët e kryesisë kanë marrë vendim përfundimtar rreth koalicionit me VV-në, apo do të takohen sërish për të vendosur.

LDK del më një njoftim të rëndësishëm, publikon fotografi nga mbledhja e Kryesisë

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto momente është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë, për të marrë një vendim rreth koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të LDK-së në Facebook, teksa kanë shpërndarë foto nga mbledhja kanë bërë të ditur se pas përfundimit të saj do të flasë Mustafa.

“Duke ndodhur tani: mbledhja e Kryesisë së LDK-së e kryesuar nga kryetari, Isa Mustafa. Pas mbledhjes LDK mban konferencë për medie”, shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat