Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale

Aktuale

Vjen ftesa e radhës nga Gjykata Speciale

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:30
Gjykata Speciale

Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë më 6 shkurt dhe se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Në këto momente pranova ftesën nga zyra e Prokurorisë së Specializuar, për tu paraqitur në Hagë më: 06 02 2020, në cilësinë e të dyshuarit! Krenar me luftën e UÇK-ves, kontributin tim dhe familjarëve të mi dhe gjakun e derdhur për Liri. Lavdi gjithë të rënëve për Liri. SK”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat