Isa Mustafa: Deri në fund të javës, të bëhet ose të mos bëhet koalicioni

Aktuale

Isa Mustafa: Deri në fund të javës, të bëhet ose të mos bëhet koalicioni

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:58

(E plotësuar) - Pas më shumë se dy orësh diskutime, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe anëtarët e kryesisë kanë përfunduar mbledhjen për mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në konferencë për media, zëdhënësi i LDK-së, lideri i LDK-së ka thënë se propozimi i LDK-së ka qenë i balancar dhe ka ftuar LVV-në për të biseduar  dhe të marrin një vendim deri në fund të javës.

 “Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit. Prandaj do ta respektojmë dhe marrëveshja duhet të paraqet balancim pasi ne kemi 28 deputetë e LVV 29.

Ne kemi dhënë një propozim që është shumë i balancuar dhe LVV duhet ta trajtoj me vëmendje të veçante që ne jemi të hapur që të ulemi të bisedojmë por që ajo ulje dhe bisedë e jona të ketë një përfundim më të shpejtë mundësisht deri në fund të kësaj javë dhe të konstatojmë nëse nuk ka kushte për të vazhduar më tutje”.

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së e nisur pas më shumë se 2 orëve.

Ndërkohë pritet që lideri i LDK-së, Isa Mustafa të deklarohet para mediave në lidhje me diskutimet që janë mbajtur gjatë mbledhjes së Kryesisë së këtij subjekti politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat