Vjen reagim i ashpër nga Xharra për Kurtin dhe Mustafën – ja çfarë i pret dy liderët nëse nuk arrihet marrëveshja brenda muajit

Aktuale

Vjen reagim i ashpër nga Xharra për Kurtin dhe Mustafën – ja çfarë i pret dy liderët nëse nuk arrihet marrëveshja brenda muajit

Nga: N.H Më: 21 janar 2020 Në ora: 18:14
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Gazetarja Jeta Xharra, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, i cili e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që të ulen të bisedojnë për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Xharra thotë se qytetarët nuk kanë me pas kurrfarë mirëkuptimi nëse kjo marrëveshje nuk arrihet brenda muaji.

Ajo vonesën e krijimit të qeverisë së re e ka krahasuar, me zgjedhjen e “papës së ri”.

Ja shkrimi i saj:

Kjo pune ja ka nis me mu dok si zgjedhja e papës së ri!

Veç tym i zi o ka del prej oxhakut të këtij muhabeti deri tash dhe çdo fjalë prej tash e tutje o e tepërt, tash vetëm tymin pe dojmë me pa të bardhë edhe boll mo!

Qytetarët nuk kanë me pas kurrfarë mirëkuptimi nëse qëkjo marrëveshje nuk arrihet brenda muaji sepse neve po na duket absurde qysh mundet me u kall jargani për një apo dy pozita (pleshta)! Natyrisht kemi me fillu me konstatu që arsyeja kryesore e mosarritjes së marrëveshjes (nëse dështon) është frika nga ndryshimi e jo mospasja e një posti apo tjetër!

Kjo nuk ka me qenë qeveri ideale, ajo po shihet, por kjo s'i jep të drejtë askujt me qu mundin e votuesit huq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat