Zbulohet “hilja” e Albin Kurtit

Aktuale

Zbulohet “hilja” e Albin Kurtit

Nga: V.R Më: 21 janar 2020 Në ora: 19:58
Albin Kurti

Ish-deputeti i Vetëvedosjes, sot kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj, është shprehur i ashpër ndaj ish-shokut bashkëpartiakut të tij, Albin Kurtit.

Sipas tij, me marrëveshjen e fundit, Serbia arriti që çdo çarkullim ajror që bëhet nga dhe drejt Prishtinës e që duhet të kalojë kah hapësira ajrore e Serbisë, të monopolizohet vetëm nga një kompani – që në anën tjetër mund të shërbejë edhe si ndërmjetësuese potencialisht për kompani ajrore të Serbisë.

I habitshëm është mosreagimi i Albin Kurtit, në këtë situatë sic është e habitshme edhe përkujtimi i tij për Rugovën, pas plot 14 vitesh.

Postimi plotë:

HESHTJA SI PARALAJMËRIM

Me marrëveshjen e fundit, Serbia arriti që çdo çarkullim ajror që bëhet nga dhe drejt Prishtinës e që duhet të kalojë kah hapësira ajrore e Serbisë, të monopolizohet vetëm nga një kompani – që në anën tjetër mund të shërbejë edhe si ndërmjetësuese potencialisht për kompani ajrore të Serbisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua duke u bazuar në Rezolutën 1244 dhe aty Kosova nuk u përfaqësua as si palë, por vetëm si një agjension.

Është i papranueshëm lavdërimi i kësaj marrëveshjeje nga pushteti në shkuarje dhe partitë e tjera parlamentare. Është po aq i papranueshëm mos-reagimi i të nominuarit për Kryeministër, që u votua nga qytetarët bash duke premtuar reciprocitet e barazi në raportet e Kosovës me Serbinë.

Sot, për herë të parë pas 14 viteve, gjeti vullnetin dhe kohën për të komentuar për Rugovën, vetëm dhe vetëm sepse po i duhet për pushtet. Dhe sot, për herë të parë pas 15 vitesh, nuk e kundërshtoi një marrëveshje shumë të dëmshme me Serbinë, vetëm dhe vetëm nga frika që po mbetet pa arritur në pushtet.

Ky është një paralajmërim i qartë që edhe nën qeverinë e tij, Kosova do të dëmtohet shumë në raport me negociatat me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat