Mehmeti: Respekti që Kurti ka treguar në përvjetorin e 14 të presidentit Rugova, është dëshmi se do të kemi një vizitë të shumëpritur tek varri i tij

Aktuale

Mehmeti: Respekti që Kurti ka treguar në përvjetorin e 14 të presidentit Rugova, është dëshmi se do të kemi një vizitë të shumëpritur tek varri i tij

Nga: D.B Më: 21 janar 2020 Në ora: 23:11
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se tanimë veç se Kurti ka filluar të tregojë se ka ndryshuar në raport me figurën e Dr.Rugovës.

Ai konsideron  se respekti që Albin Kurti ka treguar në përvjetorin e 14 të presidentit Rugova, është dëshmi se shumë shpejt do të kemi edhe vizitë e shumëpritur tek varri i presidentit Rugova.

“Nëse Thaçi ishte ai i cili e kishte quajtur tradhtar presidentin Rugova dhe tani i shkon tek varri, nuk e di se çfarë e ndalon Albin Kurtin, të bëj një veprim të tillë. Besoj e Albini është me tepër se Thaçi i zgjuar për te kuptuar se përballë Dr. Rugovës duhet vetëm përulje dhe respekt, pasi vepra e tij tregon se ajo mbetet udhë-rrëfim për Kosovën. Fal Rugovës bota reagoi dhe sot jemi të lirë. Andaj, besoj se pas arritjes se koalicionit VV-LDK në ditën e parë Albini do te vizitoj familjen Jashari dhe varrin e Dr. Rugovës”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat