Reagon PDK-ja: Kjo parti e Kosovës krijoi grupin terrorist “Syri i Popullit”

Aktuale

Reagon PDK-ja: Kjo parti e Kosovës krijoi grupin terrorist “Syri i Popullit”

Nga: A.Zh Më: 22 janar 2020 Në ora: 11:53
Një seancë gjyqësore ndaj grupit "Syri i Popullit".

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar dënimit të grupit “Syri i Popullit”.

Në një komunikatë për media, PDK e ka quajtur lajm të mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë dënimin e anëtarëve të kësaj organizate.

Por, PDK-ja ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje, për krijimin dhe frymëzimin e këtij grupi, për të eliminuar kundërshtarët politikë, përcjell Bota sot.

Kjo parti ka kërkuar nga VV-ja që të distancohet nga “Syri i Popullit”.

Komunikata e PDK-së:

PDK: Lëvizja Vetëvendosje krijoi dhe frymëzoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, të distancohet

Dënimi i organizatës terroriste “Syri Popullit” është një lajm i mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.

Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtetërorë, figura të partive politike dhe personalitete publike.

Partia Demokratike e Kosovës e dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët politikë.

PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat