Haradinaj tregon a do t’i bashkëngjitet Vetëvendosjes në qeverisje

Aktuale

Haradinaj tregon a do t’i bashkëngjitet Vetëvendosjes në qeverisje

Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:36
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj deklaroi sot se marrëveshja e disa ditëve më parë për linjën ajrore mes Kosovës dhe Serbisë nuk e cenon sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit dhe se kjo marrëveshje nuk e largon taksën 100 përqind, e as nuk ndërlidhet më të.

Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë tha se në implementimin e kësaj linjë ajrore mund të njihen edhe dokumentacionet e Kosovës në mënyrën e njëjtë si me Sllovakinë dhe Greqinë, shtete këto që se njohin Kosovën.

I pari i ekzekutivit, i cili është edhe kryetar në dorëheqje i AAK-së, foli para gazetarëve edhe për gjendjen aktuale politike, ku përsëriti se e ata do të qëndrojnë në opozitë dhe se nuk do t’i bashkëngjiten Lëvizjes Vetëvendosje në qeverisje. Kësaj të fundit, Haradinaj tha se pa një marrëveshje politike nuk mund t’ia votojë qeverinë e pakicës.

Haradinaj: Marrëveshja ajrore me Serbinë nuk është kthim prapa

“Arritja e një marrëveshje për një fluturim direkt nga Beogradi në Prishtinë nuk ndryshon në statusin tonë, në sovranitetin tonë, në atë se kush jemi ne...hapësirë tonë ajrore ende nuk  e kemi në zotësi, atë hapësirë e kontrollon  NATO dhe me marrëveshjen me NATO-n ajo kalon tek ne, por ajo ditë ende nuk  ka arritur për shkak  të sigurisë dhe ne jemi më të sigurt që e mban NATO...nuk  është kthim prapa as në sovranitet e as në pavarësinë e Kosovës, pra është gjuhë e biznesit në këtë rast që përdoret  për një fluturim nga një vend në një vend tjetër”, tha ai.

Duke kërkuar implementimin e rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, Haradinaj tha se përgjegjësia kryesore për formimin e institucioneve bie mbi partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje. Derisa u shpreh kategorik kundër çfarëdo bashkëpunimi me liderin e kësaj partie.

Haradinaj: Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen, ose me Kurtin për bashkëqeverisje. Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet zotëri Kurti është mashtrim dhe e kam quajtur Kurtin mashtrues. Për faktin se bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave nuk përputhet dhe nuk qëndron aty.... edhe me pas thirr mandatari Kurti në një formë kredibile, të kishte thënë se i kam fituar zgjedhjet, por dëshiroj të konsultohem me juve në të ardhmen qoftë edhe pa ftesë për qeverisje unë nuk do e refuzoja. Me respekt e kisha bërë, nuk ka pas ftesë, e as nuk ka pas angazhim të tyre. Në kohën e tanishme e vlerësojmë të pamundshme për vendosjen e komunikimi kredibil”, tha Haradinaj.

Për dallim prej Kurtit, Haradinaj u shpreh i gatshëm që takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Haradinaj: Nëse Mustafa më fton për një kafe, shkoj në çdo kohë

“Nëse Mustafa më fton për një kafe unë shkoj në çdo kohë”, tha ai.

I pyetur për mundësitë e votimit të qeverisë së pakicës, Haradinaj tha se në politikë nuk ka asnjë votë pa një marrëveshje politike.

Haradinaj: Në politik nuk ka votë pa marrëveshje politike

“Në politik nuk ka votë pa marrëveshje politike, pa koncept politik pa disa parime të caktuara. Nuk jepet vota pro ose kudër. Por nëse ndodh një proces, nëse ka një marrëveshje të caktuar edhe mund të lihet e hapur”, tha Haradinaj.

Përkundër kritikave karshi Kurtit, Haradinaj e vlerësoi gatishmërinë e tij që edhe pa marrëveshje politike të marrë mandatin për kryeministër.

Të gjitha këto deklarata, Haradinaj i tha pas mbledhjes së Qeverisë, ku mori një sërë vendimesh, prej të cilave i ndau një shumë prej 58 mijë eurosh për punonjësit e rezidencës së familjes Rugova.

***

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se marrëveshja për ajrore mes Kosovës dhe Serbisë nuk e cenon sovranitetin dhe pavarësinë e vendit tonë dhe se kjo marrëveshje nuk e largon taksën 100 për qind dhe nuk ndërlidhet me të.

Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë, tha se në implementimin e kësaj linje ajrore mund të njihen edhe dokumentacionet e Kosovës.

“Hapësirën tonë ajrore ende nuk e kemi tonën, për shkaqe të sigurisë. Nuk është kthim prapa as në sovranitet e as në pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për gjendjen aktuale politike, ku përsëriti se AAK do të qëndrojë në opozitë dhe se nuk do t’i bashkëngjiten Lëvizjes Vetëvendosje në qeverisje. Krahas saj Haradinaj tha se nuk është takuar as me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, por u shpreh i hapur për një takim të tillë.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje. Nuk jemi takuar as me përfaqësues të LDK-së”, tha ai.

Haradinaj i pyetur për mundësitë e votimit të Qeverisë së pakicës, tha se pa një marrëveshje politike është e vështirë një gjë e tillë.

***

Qeveria ndan rreth 58 mijë euro për rezidencën Ibrahim Rugova

Qeveria e Kosovës ka vazhduar ‘avazin’ e marrjes së vendimeve, përkundër që i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje në korrik të vitit të kaluar.

Haradinaj bashkë me kabinetin e tij kanë miratuar rregulloren për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Qeveria edhe këtë vit i ka ndarë 57 mijë e 944 euro për pagesën e punonjësve të angazhuar në rezidencën Ibrahim Rugova, për periudhën janar-dhjetor 2020.

Kabineti qeveritar në dorëheqje i ka vazhduar mandatin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit dhe atij të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës me nga tri vjet. E po ashtu kanë emëruar sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Integrimit Evropian, Kushtrim Cukaj.

Është aprovuar reforma në Ekonomi për vitin 2020, po ashtu edhe inicimi i procedurave ligjore për themelimin e Zonës Ekonomike Zvicerane. Krahas saj, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike

***

Deklaratat pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë (Drejtpërdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat