Haxhiu e VV-së: Do të punojmë shumë që këto ditë të arrijmë marrëveshjen me LDK-në - Bota Sot
Haxhiu e VV-së: Do të punojmë shumë që këto ditë të arrijmë marrëveshjen me LDK-në

Aktuale

Haxhiu e VV-së: Do të punojmë shumë që këto ditë të arrijmë marrëveshjen me LDK-në

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:51
Albulena Haxhiu

Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin të gjejnë mesin e artë për të arritur një marrëveshjeje, të dy partitë thirren se nuk kanë më oferta ndaj njëra tjetrës.

Ndërkaq në anën tjetër  Isa Mustafa, ia ka bërë të qartë partisë së Albin Kurtit, se marrëveshja ose duhet të arrihet deri në fund të javës, ose duhet të shpallet e dështuar ajo.

Sipas Albulena Haxhiut, këto janë ditët vendimtare për një marrëveshjeje me LDK dhe hapjes së institucioneve.

Haxhiu në një prononcim për Periskopin tha se VV’ja nuk ka më ndonjë ofertë ndaj LDK’së, dhe se do të angazhohen të punojnë gjatë këtyre ditëve për të arritur një marrëveshje, ku siç thekson ajo tashmë janë hyrë në afatet kohore për krijimin e Qeverisë.

“Ne kemi hyrë në afatet kohorë, për krijimin e Qeverisë,  gjatë këtyre ditëve do të angazhohemi të arrijmë marrëveshjen me LDK, ne e  kemi bërë ofertën e tonë të fundit. Prandaj gjatë këtyre ditëve do të punojmë shumë sepse janë ditë vendimtare, janë shanset për të hapur rrugë”, tha Haxhiu për Periskopin.

E pyetur nga Periskopi se a ka opsion VV’ja, bashkëqeverisjen me minoritetet, Haxhiu tha se nuk mund të flasim për ndonjë opsion tjetër, ku thekson se fokusi i tyre është marrëveshja me LDK

“Ndërkaq për opsione tjera nuk mund të flas sepse përkushtimi jonë i vetëm është të arrijmë marrëveshje me LDK”, tha Haxhiu.

Ndryshe Kushtetuta e Kosovës e përcakton se Qeveria Kosovës mund ta formojë vetëm partia apo koalicioni që i fiton zgjedhjet, që në këtë rast nënkupton Lëvizjen Vetëvendosje, e cila më pas ka të drejtën e përzgjedhjes se me cilën apo me cilat parti politike dëshiron ta formojë qeverinë e re për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat