Vetëvendosje mirëupafshim, LDK-ja në qeveri me...? - Bota Sot
Vetëvendosje mirëupafshim, LDK-ja në qeveri me...?

Aktuale

Vetëvendosje mirëupafshim, LDK-ja në qeveri me...?

Nga: V.R Më: 22 janar 2020 Në ora: 17:58
Vetëvendosje

Takimet e njëpasnjëshme të derivonshme ndërjmet zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së, nuk solli diçka konkrete në arritjen e një marrëveshjeje, nëpërmjet së cilës do të krijohej qeveria Kurti.

Sido që të jetë, kontaktet dhe deklaratat që, potencialisht, ekziston një mundësi për të arritur një marrëveshje nuk mungojnë pas njëqind ditëve.

Por kjo, s’është gjë tjetër përveçse një lojë e pakripë e të dy parëve që, në fakt, me nxjerrë sa më fajtore njëra tjetrën.

I këtij mendimi është njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, i cili për “Bota sot”, deklaroi se kjo çfarë po shohim është një lojë që me nxjerr njëra tjetrën sa ma fajtore dhe një luftë e tillë ka me pasë edhe nëse ka me pas një qeveri VV-LDK.

“Kjo është lojë që me nxjerr njëra tjetrën sa ma fajtore dhe një luftë e tillë ka me pasë edhe nëse ka me pas një qeveri VV-LDK. Mendoj që alternativa e parë dhe e mundshme për më dal nga kjo situatë është që me presionin ndërkombëtarë mund të arrihet një marrëveshje koalicioni deri në fillim të javës që vjen”, deklaroi ai.

Por, përtej kësaj, Demhasaj, nuk e përjashtoi koalicionin e mundshëm qeveritar ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

“Dhe alternativa e dytë mund të jetë një koalicion LDK-AAK-Nisma siç edhe po thonë disa zyrtarë nga LDK”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat