Isa Mustafa nesër në 11:30 ka këtë takim të rëndësishëm

Aktuale

Isa Mustafa nesër në 11:30 ka këtë takim të rëndësishëm

Më: 22 janar 2020 Në ora: 19:13
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë një takim të rëndësishëm.

Përmes një njoftimi për media, LDK ka bërë të ditur se kryetari i partisë, Isa Mustafa do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ambasadorin Richard Grenell.

“Nesër (e enjte), më datë 23 janar 2020, në orën 11:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që Grenell sonte duke filluar nga ora 19:300, do të ketë një darkë pune me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat