Detaje nga takimi Thaçi-Grenell, ky do të jetë roli i SHBA-së në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Aktuale

Detaje nga takimi Thaçi-Grenell, ky do të jetë roli i SHBA-së në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 19:34

(E plotësuar) -  Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë së martës në mbrëmje, ka zhvilluar një takim pune me të dërguarin e posaçëm nga Donald Trump, Richard Grenell.

Image
Grenell - Thaçi

Thaçi, përsëriti se roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Thaçi, shtoi se Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serinë.

Postimi plotë:

Një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Image
Grenell - Thaçi

Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Image
Grenell - Thaçi

Faleminderit ambasador Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. HTH

Thaçi nga takimi me Grenell, mësohet se cili është interesi i Presidentit amerikan Trump për Kosovën

Ka nisur takimi mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Dërguarit të Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Ambasadori Grenell me këtë rast tha se edhe Trump është i fokusuar të përqendrohet në aspektin ekonomik, për të dyja shtetet, si për Kosovën ashtu edhe Serbinë.

"Presidenti Trump ka qenë i interesuar të fokusohet në aspektin ekonomik.

Të shohim avancim në ekonomi kjo është moto kryesore. Po mundohemi t’i japim një zhvillim ekonomik popullit të Kosovës, vende të reja të punës.

Të shikojmë të gjitha çështjet që kanë mbetur, do t’i shohim dy qeveritë, për të avancuar me punë, por kjo s’mund të bëhet se ka konflikt, por kemi disa ide që do t’i shtyjmë, shtytje ekonomike dhe veçanti vende pune.

Trump ka qenë i përqendruar, pastaj njerëzit përqendrohen në jetën e tyre të përditshme, dua të filloj të shikoj që Serbia dhe Kosova të avancojë në këtë aspekt”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ndryshe, Thaçi dhe Grenell janë takuar për një darkë pune në një nga restorantet e kryeqytetit.

Thaçi nga takimi me Grenell: Atë që të tjerët nuk arritën ta bëjnë, e bëri Grenell dhe Ambasada e ShBA-ve 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me vizitën e sotme të Dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell.

Thaçi falënderoi Grenell për vizitën e tij dhe tha se është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe njerëzit tanë në përgjithësi.

“Faleminderit shumë për ardhjen e tij në Kosovë për vizitë dhe në anën tjetër falënderoj për marrëveshjen që e kemi arritur nën lidershipin e ambasadorit Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të presidentit Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj se është diçka e re, që të tjerët nuk e kanë arritur ta bëjnë, e bëri ambasadori Grenell dhe ambasada e ShBA-ve”, tha Thaçi.

Thaçi shtoi se roli i Amerikës është i pazëvendësueshëm.

“Roli i tyre është i pazëvendësueshëm, kam besim të plotë se nën lidershipin e Trump-it do të arrijmë në marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë, kjo do t’i ndihmojë shumë prosoperitetit dhe zhvillimit të shtetit. Natyrisht se unë kam nominuar kandidatin për kryeministër, kryetarin e partisë së parë tashmë mbetet nga partitë politike që të punojnë që të gjejnë partner e të bëjnë shumicën e mjaftueshme që të  votohen në Kuvendin e  Kosovës”, shtoi ai.

Gjithashtu Thaçi theksoi se Grenell është i Dërguar Special për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nuk është për çështje të brendshme.

“Është e drejtë e secilës parti politike të zgjedhë parterin, ne me Grenell do të bisedojmë për dialogun dhe për kultivimin e marrëdhënieve të mira në mes Prishtinës dhe Washingtonit”, tha Thaçi.

Drejtpërdrejt: Thaçi mirëpret ambasadorin Grenell në darkë, shtrëngojnë duart 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Që në ardhje Grenell dhe Thaçi patën një përshëndetje të ngrohtë me njëri-tjetrin, duke dëshmuar edhe njëherë miqësinë e mirë që Kosova vazhdon të ketë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyshja tashmë janë në vendosur në një nga restorantet e Prishtinës për të zhvilluar këtë darkë punë, ku pritet të të diskutohen zhvillimet e fundit në vend.

Ditë më parë Grenell ishte në Berlin ku edhe u nënshkrua marrëveshja për një linjë ajrore Kosovë-Serbi, gjë kjo e cila më pas u bë e ditur edhe nga aviokompania Lufthansa si dhe rreth saj u deklarua edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump.

 Fillon darka Thaçi – Grenell

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte ka pritur për një darkë pune të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Takimi i tyre tashmë ka nisur në një restorant në Prishtinë.

***

Ka nisur darka e presidentit Hashim Thaçi me me të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell ndodhet për vizitë në Kosovë, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Grenell ka ardhur në Kosovë dy ditë pasi që ka ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshje me të cilën parashihet fillimi i operimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në relacion Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

Image

***

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvillon sonte darkë pune me emisarin special të presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat