Konjufca pret kryesuesen e Misionit të Bashkimit Evropian

Aktuale

Konjufca pret kryesuesen e Misionit të Bashkimit Evropian

Më: 22 janar 2020 Në ora: 19:49
Ambentet e Kuvendit

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, njëherit dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një postimi ka deklaruar se në ambientet e Kuvendit, ka qëndruar për pak çaste kryesuesja e Misionit Vëzhgues të BE-së.

Ajo, tha se kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, shprehi falënderimet e tij për kontributin e BE-së në mbarëvajtjen e  procesit zgjedhor.

Postimi plotë:

Sot, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Zt. Glauk Konjufca takuam kryesuesen e Misionit Vëzhgues të BE-së në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Znj. Viola Von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian, njëherësh kryesuese e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Znj. Nataliya Apostolova, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë dhe zyrtarët tjerë të pranishëm në takim, prezantuan një përmbledhje të shkurtër të gjetjeve dhe rekomandimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar dhe ecurinë e tyre.

Kryeparlamentari Konjufca, shprehi falenderimet për kontributin e misionit të BE-së në mbarëvajtjen e këtij procesi, edhe pse në cilësi të vëzhguesit dhe theksoi se organizimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës tashmë ka arritur një nivel të kënaqshëm.

Zt. Konjufca shprehi gatishmërinë e tij për të punuar në përmirësimin e aspektit legjislativ të sistemit elektoral në Republikën e Kosovës dhe angazhimin e vazhdueshëm në drejtim të rritjes së transparencës për financimin e fushatës elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat