Pas Kryeziut, edhe një zyrtar tjetër i PDK-së del kundër emërimeve të reja në partinë e Kadri Veselit

Aktuale

Pas Kryeziut, edhe një zyrtar tjetër i PDK-së del kundër emërimeve të reja në partinë e Kadri Veselit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 20:27
Kadri Veseli

Pas Nijazi Kryeziut, edhe ish- kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka reaguar ndaj emërimeve në Kryesinë e Partisë Demokratike.

Çelaj ka theksuar se në PDK nuk mund të flitet për demokraci të brendshme.

Reagimi i plotë:

Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-së

Sot pas “EMËRIMEVE” në kryesi ku ndër tjerash shkruan:

…. “Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”…

Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike”.

Veq qetash shumë “kull” jemi bo a? hy hy hy ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat