Dikur kamarier e më pas deputet, kjo është pasuria e Visar Ymerit

Aktuale

Dikur kamarier e më pas deputet, kjo është pasuria e Visar Ymerit

Nga: H.O. Më: 22 janar 2020 Në ora: 21:27
Visar Ymeri

Dikur ishte deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, e më pas i PSD-së, parti kjo e formuar me disa anëtarë të larguar të Vetëvendosjes. E para se të hynte në politikë, bënte një tjetër profesion, atë të kamarierit.

Por tani, partia e PSD-së nuk ka fituar votat e mjaftueshme për të qenë në Kuvend.

Megjithatë, Ymeri kur ishte deputet kishte deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Tek pasuria e paluajtshme, Ymeri ka deklaruar pasurinë në vlerën mbi 200 mijë euro, duke përfshirë dy banesa, parcela e garazha.

Tek pasuria e luajtshme ai ka deklaruar dy vetura të dyja në vlerën mbi 10 mijë euro.

Mbi 37 mijë euro Visar Ymeri i mban të kursyera në bankë, ndërsa rreth 2 mijë euro ka borxhe kredi.

Të hyrat vjetore të tij janë mbi 19 mijë euro nga Kuvendi, derisa bashkëshortes së tij mbi 8 mijë euro nga Dogana e Kosovës. Pasuria e tij në total llogaritet mbi 300 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat