Haxhiu tregon çfarë thanë Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala para zgjedhjes së kryeparlamentarit

Aktuale

Haxhiu tregon çfarë thanë Vjosa Osmani dhe Kujtim Shala para zgjedhjes së kryeparlamentarit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 23:42
Albulena Haxhiu

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka treguar prapaskenat e bisedimeve LDK-VV para datës 26 dhjetor kur u bë konstituimi i Kuvendit dhe u zgjodh kryeparlamentari dhe kryesia.

“Vjosa Osmani na kërkoi që të prisnim dhjetë ditë që të arrinim një marrëveshje, dhe mos të zgjidhnim kryeparlamentarin. Ne i kërkuam garanci asaj q do të arrinim një marrëveshje, por ajo na tha se nuk mund ta bënte këtë”, tregon Haxhiu.

“Pastaj Kujtim Shala na tha se çfarëdo që të bëhet ne përsëri do duhej të u lëshonim pe për presidentin dhe kryeparlamentarin. Për këtë ka edhe dëshmitarë të shumtë që ishin të pranishëm në këtë bisedë”, shtoi ajo.

Tutje ajo tha se nuk ka kthim prapa në situatën para 26 dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat