Pas takimit me Mustafën, ky është mesazhi i qartë i Grenell-it

Aktuale

Pas takimit me Mustafën, ky është mesazhi i qartë i Grenell-it

Më: 23 janar 2020 Në ora: 07:11

(E plotësuar) - I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimit që e ka pasur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa deklaroi edhe një herë se ata nuk janë të interesuar të ndërhyjnë në formimin e qeverisë, por janë të interesuar të shtyjnë përpara zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Grenell edhe nga selia e LDK-së, para gazetarëve kërkoi largimin e taksës 100 përqind ndaj Serbisë, por theksoi se edhe kjo e fundit duhet të ndërpret fushatën e dëmshme lobuese karshi Kosovës.

Grenell: Nuk jemi të interesuar në përfshirje të formimin e qeveria

“E përçova të njëjtin mesazh që ne në Amerikë nuk jemi të interesuar në përfshirje në atë sesi do të formohet qeveria, dhe ajo se çfarë jemi të interesuar është zhvillimi ekonomik. E ndava vizionin tim për arritjen e shpejt të qëllimit, ku do e heqim taksën dhe Serbia të ndal fushatën e saj për mosnjohjen e Kosovës. Mendoj se këto të dyja janë hapat e ardhshëm. I shkëmbyem disa ide ekonomike sesi të ecim përpara dhe të krijojmë më shumë energji  dhe entuziazëm për vende të punës. Ne biseduam më specifikash për projektet që po vijnë, mendoj se do i kemi disa njoftime në të ardhmen e afërt për më shumë progres kur flitet për vende të punës”, u shpreh Grenell.

Diplomati amerikan tha se në Kosovë dëshirojnë të sjellin energji dhe ide pozitive që përqendrohen në krijimin e vendeve të reja të punës.

Grenell: Ne dëshirojmë të sjellim ide edhe energji të reja

“Ne dëshirojmë të sjellim disa nga këto ide dhe energji këtu në këtë regjion dhe mendoj që fillon me ndërprerjen e luftës politike dhe të përqendrohen në atë se çfarë janë gjërat që mund të bëhen nga këndvështrimi ekonomik për të krijuar vende të reja të punës, biznese të reja këtu në Kosovë dhe Serbi dhe në tërë rajonin dhe si të krijojmë vende pune me paga më të mira, ky do të jetë fokusi ynë”, tha ai.

Ambasadori Grenell më herët gjatë ditës takoi edhe mandatarin për kryeministër, Albin Kurti, kurse dje është takuar me presidentin, Hashim Thaçi.

Grenell nesër pritët të shkojë në Serbi për t’u takuar me presidentin, Aleksandër Vuçiq.

***

Pas takimit me liderin e LVV-së, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë kanë arritur në selinë qendrore të LDK-së aty ku do të takohen me të parin e kësaj partie, Isa Mustafën.

Ai ka përsëri ka theksuar se nuk është i interesuar që të përfshihet në formimin e Qeverisë së Re në vend.

Ai ka thënë se fokusi i tyre është zhvillimi i ideve të reja për vende të punës.

“Sapo pata një takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafën. Unë mund të ndaj të njëjtin mesazh se Amerika nuk është e interesuar të përfshihet në formimin e qeverisë por në ekonominë e vendit, se si të krijomë ide të reja, projekte të reja.

Ne duam të sjellim ca enegji dhe ide nga Amerika për zhvillimin e ekonomisë që të sjellin vende të reja të punës për të rinjët, fokusi ynë”.

Grenell takohet me Isa Mustafën

 Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar fotografi nga takimi i zyrtarëve të kësaj partie me të deleguarin e presidentit amerikan në dialgoun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

“Pamje nga takimi i kryetarit Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetarët Veliu dhe Osmani dhe anëtari i Kryesisë Hoti me Emisarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Grenell i shoqëruar nga Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Kosnett”, shkruhet në llogarinë zyrtare të LDK-së, ku edhe janë shpërndarë fotografitë.

Takimi ende është duke vazhduar, ndërsa, nuk dihet nëse dikush do të deklarohet para mediave.

**

I dërguari i Posaçëm të ShBA-së, Ambasadorin Richard Grenell është takuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

I dërguari i Posaçëm i presidentit Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar takim me Liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Pas këtij takimi Grenell ka dhënë detaje lidhur me bisedën që pati me Kurti, ku përmendi që e ka inkurajuar për të ndjekur rregullat që të gjithë kanë bërë në përpjekje për të tejkaluar problemet për koalicion.

Image
Richard Grenell në takim me LDK

***

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, sot vazhdon vizitën zyrtare në Kosovë.

Ambasadori Richard Grenell do të pritet nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, takimi ky i planifikuar për ora 11:30.

Grenell mbrëmë ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi ku përmes një postimi edhe pas darkës së punës tha se duhet të bëhet progres dhe të hiqet taksa.

“Ne jemi të detyruar të bëjmë progres – që përfshin heqjen e tarifave”, thuhet në postimin e Grenell në Tëitter.

Vizita e tij realizohet në kohën e ngërçit institucional që e ka përfshirë Kosovën, pasi që nga përfundimi zgjedhjeve parlamentare, që janë mbajtur më 6 tetor 2019, ku LVV doli fituese, nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat