Një tjetër zyrtar i lartë amerikan qëndron sot në Kosovë, kjo është agjenda e tij

Aktuale

Një tjetër zyrtar i lartë amerikan qëndron sot në Kosovë, kjo është agjenda e tij

Më: 23 janar 2020 Në ora: 07:36
Jorgan Andrews

Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgan Andrews do të qëndrojë sot në Kosovë për t’u takuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqërisë civile të cilët merren me çështjet e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, Andrews do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të donacionit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) dhuron pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë.

Po ashtu, me organizim të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë mbahet sesion diskutimi ku do të marrë pjesë edhe Andrews.

Ky i fundit do t’i adresohet audiencës lidhur me rëndësinë e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë në Kosovë. Ai do të ndajë vizionin e SHBA-së lidhur me Kosovën në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat