Albin Kurti intervistohet nga prokuroria për kërcënimin nga Haxhi Hoti i Nismës

Aktuale

Albin Kurti intervistohet nga prokuroria për kërcënimin nga Haxhi Hoti i Nismës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:36
Albin Kurti

(E plotësuar)

Sot në media u raportua që kryetari i VV-së, Albin Kurti është parë në objektin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

E arsye po del të ketë qenë intervistimi nga Prokuroria e Prishtinës lidhur me kërcënimin që i kishte bërë anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, gati një muaj më parë, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur, zyrtari i VV-së, Berat Ganiqi, përmes një postimi në Facebook.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit. Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se ish-kandidati për deputet i Nismës, Haxhi Hoti, përmes një postimi në Facebook, Hoti kishte shkruajtur se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet.

Pas kësaj, ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

 

....

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është parë në mëngjesin e sotëm në njërën nga Gjykatat tek Pallati i Drejtësisë në Levizjen Vetëvendosje.

I shoqëruar nga dy persona, Kurti është parë në oborrin e Pallatit të Drejtësisë

Media ka pyetur zyrtarë të partisë, por që të njëjtit kanë thënë se nuk janë në dijeni se për çfarë arsye mund të ketë qenë Kurti atje në orët e para të mëngjesit.

Një orë më pas, nga ora 10:30, Albin Kurti do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Donald Trump, Richard Grenell.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat