Albulena Haxhiu: Vetëvendosje do ta dëshmoj se është kundër korrupsionit

Aktuale

Albulena Haxhiu: Vetëvendosje do ta dëshmoj se është kundër korrupsionit

Nga: A.J Më: 23 janar 2020 Në ora: 09:58
Albulena Haxhiu

Transparency International se fundmi në një raport të nxjerrë ka lavdëruar Vetëvendosjen derisa kanë vlerësuar se kjo e fundit mund të ofrojë një mundësi për ndryshime.

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu në një postim të saj në facebook ka cituar raportin e Transparency International ku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka shansin të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, thotë Transparency International.

Postimi i plotë:

Transparency International

“Kosova po kalon nëpër një ndryshim të pushtetit parlamentar, që mund të ofrojë një mundësi për ndryshime”, vlerëson Transparency International.

“Pas disa vitesh që ka kritikuar qeverinë dhe bashkësinë ndërkombëtare për mosadresimin e korrupsionit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka shansin të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, thotë Transparency International, për të shtuar se kjo parti, gjatë fushatës zgjedhore, ka qenë ndër të paktat që u është përgjigjur kërkesave për zbulimin e kostove të fushatës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat