Grenell: Nuk përfshihem në çështjen e formimit të qeverisë

Aktuale

Grenell: Nuk përfshihem në çështjen e formimit të qeverisë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:34

(E plotësuar) - Përfaqësuesi special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, pasi takoi mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurtin, tha se taksa 100% ndaj Serbisë duhet të hiqet dhe kjo e fundit duhet të ndërpresë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, shtoi se nuk është i interesuar të përfshihet në çështjen e formimit të qeverisë, veçse theksoi se i ka thënë Kurtit që edhe shtete të tjera kanë pasur probleme rreth krijimit të koalicioneve të panatyrshme.

Ambasadori Grenell, që po qëndron për vizitë në Kosovë, tha para gazetarëve se po provon të injorojë atë që ai e quajti “beteje politike” në Kosovë dhe po përqendrohet në zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, për të ecur tutje drejt zhvillimit ekonomik duhet të hiqet taksa 100% ndaj Serbisë, e vendosur nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2018. 

Grenell: Taksa 100% të hiqet dhe fushata e Serbisë të ndalet

“Po provoj të injoroj betejën politike dhe të përqendrohem në zhvillimin ekonomik. Për shkak të kësaj,  i kërkova z. Kurti dhe do i kërkoj çdo udhëheqësi politik këtu që është shumë e rëndësishme se nëse dëshirojmë të ecim përpara, nevojitet zhvillimi ekonomik  dhe taksa 100% të hiqet, është diçka që duhet të hiqet, po ashtu edhe fushata e Serbisë  duhet gjithashtu të ndalet. Unë mendoj se që të dyja duhet të ndodhin në mënyrë që bizneset të rriten, të krijohen vende të punës për të rinjtë. Unë do ta përçoj  të njëjtin mesazh edhe në Beograd . Dëshiroj që ne të ecim përpara dhe të ndihmojmë familjet e reja dhe të rinjtë që të kenë punë me paga më të mira dhe një situatë me ekonomi në rritje. Ky ishte mesazhi im që e përçova  këtu dhe do jetë mesazhi i njëjtë që do e përçoj në Serbi”, tha Grenell.

Ambasadori amerikan në Berlin tha se çështjen e formimit të qeverisë e shikon vetëm prej anash meqë nuk është i interesuar të përfshihet në diçka të tillë.

Grenell: Nuk përfshihem në formimin e qeverisë 

“Çështja  e formimit të qeverisë nuk është çështje e imja dhe nuk jam i interesuar të  përfshihem, gjithçka që po shikojmë nga anash. Do i them dy gjëra, i thash z. Kurti  se shtetet si Britania e Madhe dhe Gjermania  kanë pasur probleme për krijimin e koalicioneve të panatyrshme për të formuar qeverinë, ju thash se ne po shikojmë dhe se ne nuk kemi ‘ndonjë qen në këtë betejë’  dhe vetëm po shikojmë se çfarë po ndodh dhe i inkurajojmë të ndjekin sundimin e ligjit si çdokush tjetër, dhe ta dinë që edhe shtetet e tjera kanë pasur problem  për krijimin e koalicioneve të panatyrshme”, tha Grenell.

Ambasadori Grenell, pas takimit me kryetarin e Vetëvendosje, Albin Kurtin në selinë e Lëvizjes, tha se zhvillimi ekonomik është gjëja më e rëndësishme dhe përpjekja për krijimin  e vendeve të punës dhe për sjelljen e bizneseve evropiane e amerikane në Kosovë.

Ai tha se njerëzit janë të uritur për të vepruar dhe të ndihmojnë në rritjen ekonomike.

Grenell ka arritur në Kosovë dje, ku fillimisht është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa sot ka takuar Albin Kurtin dhe Isa Mustafën.

Këto janë fjalët e Grenell-it pas takimit me Kurtin

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, pas takimit me kreun e VV-së, Albin Kurti, ka folur për dy mesazhet që ia dha atij.

Formimi i Qeverisë, për të cilën Grenell tha se megjithatë nuk ‘i intereson aq’ por është zhvillimi ekonomik që i intereson Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ishte kënaqësi të shihja zotin Kurti përsëri, cështja e formimit të qeverisë nuk është cështje e imja ose në të cilën jam i interesuar. Por i tregova zotit Kurti se vendet si Mbretëria e Bashkuara dhe Gjermania kanë koalicione të miksuara për formimin e qeverisë.Ne inkurajojmë vetëm të ndjeken rrugët ligjore  Gjëja e dytë që dua ta bëj shumë të qartë që ne po shtyjmë si cështje kyqe zhvillimin ekonomik. Njerëzit janë të mërzitur të të ndihmojnë vende që kanë probleme. Kështu që ne jemi të interesuar . E kam pyetur zotin Kurti dhe do ta pyes cdo politikan këtu, sepse është shumë e rëndësishme të dimë hapat që do merren për zhvillimin ekonomik. Do të tregohem i kujdesshëm ta përçoj të njëjtin mesazh edhe në Beograd, jemi të interesuar që të krijohen vende pune dhe njerëzit të paguhen mirë. Kështu që njëjtë, mesazhe të njëjta do të kem edhe për Serbinë”, tha ai.

***

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Ambasadori Grenell ka shkuar sot në zyra të Lëvizjes Vetëvendosje, për të realizuar një takim me fituesin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit në Kosovë, Albin Kurti.

Pas takimit, Grenell ka thënë se sot nuk dëshiron që të përzihet në çështjet politike në Kosovë.

Por ai shtoi se aty biseduan për ekonominë e vendit, me ç’rast tha se duke pasur Qeveri vendi do të ketë edhe mundësi më të mëdha për hapjen e bizneseve dhe për punësimin e të rinjëve.

Grenell dha një mesazh sot nga zyret e Lëvizjes Vetëvendosje “ Të lëvizim përpara, të krijomë

Richard Grenell në selinë e VV-së, takohet me Kurtin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell.

Ambasadori Grenell ka shkuar sot në zyra të Lëvizjes Vetëvendosje, për të realizuar një takim me fituesin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit në Kosovë, Albin Kurti.

Bashkë me Grenellin për vizitë te Kurti shkoi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

***

I dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mbërritur në selinë e VV-së, ku do të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Grenell do të takohet edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, takim ky i planifikuar për tu mbajtur në ora 11:30.

Emisari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, arriti dje në Kosovë ku edhe e kishte një darkë pune me presidentin Hashim Thaçi.

Richard Grenell pas kësaj darke, duket se ka qenë i qartë për taksën 100 % duke kërkuar që ajo të hiqet.

”Falemnderit, president. Ne duhet të bëjmë progres – që përfshin edhe heqjen e taksës”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat