Daut Haradinaj: Zgjedhjet e brendshme kanë shtuar vullnetin te strukturat e AAK-së

Aktuale

Daut Haradinaj: Zgjedhjet e brendshme kanë shtuar vullnetin te strukturat e AAK-së

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:48
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj vazhdon të jetë aktiv në zgjedhjet e brendshme të AAK-së. Deputeti i kësaj partie po zhvillon shumë takime të degëve në Prishtinë e kudo në Kosovë.

Ai sot e ka nisur ditën me koleget e kryesisë së partisë ku ka thënë se zgjedhjet e brendshme kanë shtuar vullnetin tek të gjitha strukturat e AAK-së.

“Me koleget e mia të kryesisë:
Deputeten Teuta Haxhiu;
Drejtoreshën e Administratës në Prishtinë, Vasilika Zotaj;
Me miken time, Zoja Lleshi, Zyrtare e Lartë në Minsitrinë e Mbrojtes dhe deputeten Time Kadriu.
Zgjedhjet e brendshme duket që e kanë shtuar vullnetin tek të gjitha strukturat e AAK-së” shkruan Haradinaj.

Image
Fotoja e publikuar nga Daut Haradinaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat