Haradinaj takon zyrtarin e lartë amerikan, Jorgan Andrews

Aktuale

Haradinaj takon zyrtarin e lartë amerikan, Jorgan Andrews

Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:51
Pamje nga takimi

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me Zëvendës ndihmësin Sekretarin e Shtetit nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të ligjit Jorgan K. Andrews.

Haradinaj përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ka njoftur se me Andrews kanë biseduar për partneritetin e Kosovës me ShBA-të, në luftë kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupcionit.


“Theksova se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në fuqizimin e sektorit të sigurisë, veçmas duke forcuar Policinë, Prokurorin dhe Gjykatat dhe është partner i denjë edhe për operimet globale në këtë fushë.

E falënderova z. Andreës për ndihmën e pakursyer që ShBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në forcimin e institucioneve të vendit dhe kërkova nga ai që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve tona, karshi përgjegjësive të përbashkëta”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri tutje ka thënë se Kosova ka arritur të ndërtoj institucione kredibile dhe të avancojë në profilizimin e tyre, falë edhe partneritetit me ShBA-të dhe sot jemi të gatshëm të qëndrojmë në krah me vendet aleate, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm për qytetarët tanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat