Kush është anëtari i familjes së Glauk Konjufcës i dënuar për terrorizëm

Aktuale

Kush është anëtari i familjes së Glauk Konjufcës i dënuar për terrorizëm

Nga: V.R Më: 23 janar 2020 Në ora: 11:46
Glauk Konjufca

Dje, u dha verdikti final për grupin e ashtuquajtur “Syri i Popullit”, pjesë e cilit ishte edhe anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja. Ky i fundit, del të jetë dhe burri i hallës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.

Nisur nga kjo, publicisti Sali Rexhaj, konsideron se nuk është mirë për Kosovën që, një kryeparlamentar të ketë familjar të dënuar për terrorizëm.

Postimi plotë i Rexhajt:

Gllauk Konjufca,

nga dje e ka nje mik te familjes, burrin e halles Sadri Ramabajen, te denuar me pes vjet burg per terrorizem.

Nuk eshte mire fare per Kosoven si shtet, qe nje kryeparlamentar te kete familjar te denuar per terrorizem. Aq me keq, Ramabaja eshte anetar dhe ish-delegat i Vv ne asamble te kryeqytetit. Ne te njejten parti si Gllauku.

Edhe me keq, familjar te denuar per terrorizem ka edhe Albulena Haxhiu, ministresha e drejtesise ne tentative.

Njerez te tille Kosoves nuk i duhen sot, ne nje kohe kur kemi nevoje per integrime dhe forcim te shtetit juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat