Rrëfen dëshmitari: Këta ishin kriminelët serbë që na sulmuan mua e Bejadin Hallaqin deri në alivanosje

Aktuale

Rrëfen dëshmitari: Këta ishin kriminelët serbë që na sulmuan mua e Bejadin Hallaqin deri në alivanosje

Nga: H.O. Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:44
Bejadin Hallaqi

Bejadin Hallaqi ishte vrarë në korrik të vitit 1998 ndërsa asnjëherë nuk u gjet trupi i tij e as dorasi. Familjarët e kishin kërkuar me ngul të zbardhet rasti i tij, megjithatë nuk u bë e ditur asgjë. Emri i Presidentit Hashim Thaqi ishte përmendur në rastin e tij, pasi ishte i fundit që e kishte shoqëruar Hallaqin, e që më pas nuk ishte gjetur asnjë shenjë e tij.

Por para se të vritej Hallaqi ishte sulmuar e maltretuar deri në alivanosje nga forcat serbe. Këtë e kishte rrëfyer një dëshmitar që ishte edhe vetë pjesë e maltretimeve serbe.

Ilaz Kadolli avokat në Prizren tashmë, kishte shkruar në Facebook se ai bashkë me Bejadin Hallaqin dhe Hysen Gegën, ishin sulmuar nga dy kriminelë serbë në Pejë, deri në alivanosje. Këtë rrëfim e ka bërë kohë përmes rrjetit sociale, Facebook.

Por ai ka edhe një kërkesë për të gjithë ata që mund të dijnë për vendndodhjen e këtyre dy serbëve që i përmend me emër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat