Milionat e Lladrovcit me banesa, toka e ara e vetura 40 mijë euro

Aktuale

Milionat e Lladrovcit me banesa, toka e ara e vetura 40 mijë euro

Nga: H.O. Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:05
Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci është aktualisht kryetar i komunës së Drenasit. Si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ai ishte dikur deputetë në Kuvendin e Kosovës e më pas edhe si ambasador i Kosoës në Shqipëri.

Disa herë është diskutuar për pasurinë e tij milionëshe, për trashëgimin e vlefshme që posedon ai.

E këtë pasuri vetë Lladrovci e ka deklaruar pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit. Pasuria e tij në total kalon vlerën mbi 1 milionë euro.

Vetëm pasuria e paluajtshme, duke përfshirë shtëpi, banesa, truall e lokale, është mbi vlerën 900 mijë euro.

Ndërsa tek pasuria e luajtshme ai ka deklaruar 3 vetura, njëra nga to në vlerën 40 mijë euro. E poashtu ka deklaruar edhe stoli ari e ora dore luksoze.

Lladrovci poashtu ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të tij, bashkëshortes, fëmijëve dhe prindit të tij me pensioni dëshmori dhe kompenzim burgu të djalit.

Gjeni më poshtë pasurinë e tij në total:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat