Kurti flet pas takimit me Grenell

Aktuale

Kurti flet pas takimit me Grenell

Më: 23 janar 2020 Në ora: 13:46
Albin Kurti dhe Richard Grenell

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se në takimin e sotëm me të deleguarin e  presidentit amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell kanë diskutuar për ekonominë dhe mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës.

Kurti përmes një shkrimi që ka publikuar në profilin e tij në Twitter ka shkruar se i pranishëm në takim ka qenë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe anëtarja e kryesisë Fitore Pacolli.

“Ne diskutuam për nevojën urgjente që të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik dhe për të hapur mundësi punësimi”, ka shkruar Kurti.

Pas takimit me të parin e LV-së se kanë diskutuar për ekonomi dhe jo zhvillimet e fundit në vend e ka konfirmuar edhe Grenell që ishte i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ai ka thënë se nuk ka ardhur në Kosovë për të folur për zhvillimet politike, mirëpo, ka kërkuar që të ndërmerren veprime për heqje të masës 100 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat