AAK merr raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit

Aktuale

AAK merr raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:50
Pamje nga takimi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi të bërë për media ka njoftuar se sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur sot në një takim delegacionin e Misionit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, në këtë takim Delegacioni i BE-së dorëzoi Raportin Përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë, dhe u diskutua për rekomandimet prioritare të raportit, duke përfshirë edhe ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave pas zgjedhore.

Tutje në njoftim thuhet se AAK mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fuqizim të parimeve demokratike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat