Lladrovci kërcënohet përmes rrjeteve sociale

Aktuale

Lladrovci kërcënohet përmes rrjeteve sociale

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:54
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ditë më parë është kërcënuar nga një qytetarë përmes rrjetit social.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se rastin e ka paraqitur edhe në polici.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit të sotëm, të organizuar nga KDI me administratorët e fshatrave, lidhur me temën: Prioritetet e komunës së Drenasit për Investimet kapitale për vitin 2020, kam marrë shumë telefonata nga mediat.

Lidhur me interesimin e gazetarëve, rreth një kërcënimi kundër meje, jap sqarimin në vijim:

Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social.

Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre.

Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat